×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova me mbi 150 mjekë specialistë të papunë

    Insajderi
    18 October 2018 - 08:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 150 mjekë specialistë të fushave të ndryshme janë të papunë në Kosovë ndonëse të njëjtit kanë përfunduar 10-12 vjet shkollim superior, duke e përfshirë këtu Fakultetin e Mjekësisë, që zgjat 6 vjet dhe 4-6 vjet të tjera specializim varësisht prej drejtimit që kanë përfunduar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

    Për shkak të mungesës së perspektivës në vend, pasi thuhet se ka pasur raste kur specialistët kanë pritur 2-3 vjet derisa të hapen konkurset dhe të punësohen në institucionet publike shëndetësore, shumë mjekë po e braktisin vendin, duke shkuar kryesisht në Gjermani, ku ka kërkesa të vazhdueshme për punësimin e tyre e madje edhe me paga shumëfish më të larta se në Kosovë.

    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka bërë të ditur ditë më parë për medie se vetëm brenda 3 muajve 90 mjekë kanë ikur nga Kosova dhe një largim i tillë i mantelbardhëve përbën një situatë shqetësuese për vendin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark