×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ​KQZ pranon kërkesën e presidentes për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr

    Insajderi
    08 November 2022 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga presidentja e Kosovës, për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe të cilët kanë dhënë dorëheqje të hënën.

    Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se ky institucion do të përgatisë rekomandimin brenda aftit ligjor prej pesë ditë pune nga momenti i marrjes së kërkesës.

    “Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”, ka thënë Elezi.

    Deputetët e dorëhequr duhet të zëvendësohen me deputetë të rinj nga i njëjti subjekt politik.

    Më 5 nëntor Lista Serbe ka bërë të ditur se zyrtarët serb do të largohen nga institucionet qendrore dhe ato lokale të Republikës së Kosovës.

    Këto veprime kanë ardhur pasi qeveria e Kosovës filloi të zbatoi planin e saj prej tri fazash për regjistrimin e veturave me targa serbe në ato të Republikës së Kosovës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark