×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi: Qeveria të ndërmarr veprime urgjente për minatorët

    Insajderi
    18 January 2024 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar që të zhvillohet një hetim i plotë lidhur me ngjarjen e rëndë në minierën e Stantërgut. 

    “Është e domosdoshme të zhvillohet një hetim i plotë dhe i pavarur për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë ngjarje e cila ka mundur të përfundoj me fatalitet”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin e tij në Facebook.

    Sipas Krasniqit, Qeveria nuk është duke iu bërë trajtim adekuat puntorëve të Trepçës.

    “Përkundër kërkesave të vazhdueshme ndaj Qeverisë aktuale, minatorët e Trepçës kanë përjetuar mungesën e trajtimit adekuat. Qeveria e Kosovës duhet të dëgjoj kërkesat e minatorëve dhe duhet të ndërmarr veprime urgjente dhe konkrete për të garantuar kushte më të mira dhe siguri në vendin e punës”, është shprehur Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark