×
Insajderi

Kryekuvendari i Preshevës me akuza të renda për këshilltaren e Kurtit: Hajnija ka emër, Ardita Sinani

Insajderi
05 January 2023 - 20:54

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Preshevë, Sami Salihu pak ditë më parë ka shprehur akuza ndaj Ragmi Mustafit, Shaip Kamberit e Ardita Sinanit. Krejt kjo pasi sipas tij, paratë e ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën po shpërndahen të militantët e politikanëve.

Salihu ka reaguar përsëri në lidhje me fondin 1.2 milion euro që u nda për Luginën.

Ai tha se edhe ish anëtari i kabinetit të këshilltares politike të Kurtit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani ka fituar mbi 43 mijë euro nga një konkurs i Këshillit Kombëtar.

Ardita Sinani

“Ish anëtari i kabinetit të Ardita Sinanit, në emër të bashkëshortes përfiton 43,135.00€ nga konkursi i Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka shkruar Salihu në facebook.

Duke përmendur aktivistin e PVD-së, Fatos Hysenin ai tha se edhe ai u shpërblye përmes OJQ-së që është e regjistruar në emër të bashkëshortes.

“Në listën skandaloze të përfituesve nga shumat enorme të taksapaguesve kosovar, përmes KKSH-së, gjendet edhe aktivisti i PVD-së, Fatos Hyseni, të cilit aktivizimi dekador , i’u shpërblye përmes OJQ-së, të cilën e themeloi në emër të bashkëshortes, në NËNTOR të vitit 2022, pak para shpalljes së konkursit nga KKSH”, ka shkruar Salihu më tej.

Përpos reagimit të tij përmes llogarisë në facebook, ai ka publikuar edhe një fotografi me mbishkrimin “Hajnia ka emër, Ardita Sinani” ku duken Sinani bashkë me Hysenin.

Kujtojmë se më 29 dhjetor, Salihu kishte reaguar në facebook për çështjen e njejtë duke i quajtur Kamberin, Mustafin dhe Sinanin si “treshe famëkeqe”.

“Kjo treshe famëkeqe e PVD-së (lexo Ragmi-Shaip-Arditë) jo vetëm që është e ngarkuar me urrejtje politike dhe hakmarrje ndaj çdokujt që është kundër tyre, por në këtë formë ka arritur ti turpërojë edhe votuesin më të sinqert të PVD-së duke i bërë të ulin kokat e mos ti lidhë asgjë më me ata”, kishte shkruar ai.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark