×
Insajderi / Insajderi

Kryeministri Kurti dorëzon zyrtarisht ​aplikimin për anëtarësim në BE

Insajderi
15 December 2022 - 12:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dorëzuar Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kurti në Pragë të Republikës së Çekisë, fillimisht zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.

Pastaj, kryeministri Kurti është pritur nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Ndryshe, të mërkurën është bërë hapi zyrtari Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE.

Krerët e shtetit e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark