×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri thotë se pasojat e përgjimeve ndjehen ende

    Insajderi
    07 February 2017 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasojat e përgjimeve telefonike të publikuara  nga Insajderi si “Dosja e Shefave” që kanë shpërfaqur skandale të njëpasnjëshme të emërimeve partiake në poste publike, sipas kryeministrit Isa Mustafa po barten edhe sot.

    Sipas Mustafës gjatë mandatit të tij, nuk është bërë asnjë aferë e tillë por ai nuk mundi të garantoj nëse një gjë e tillë do të vazhdoj.

    “Asnjë aferë nuk e kemi pasur. Në vitin 2015 asnjë s’ka qenë, nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë në ditët që vijnë”, ka thënë Mustafa.

    Kryeministri Mustafa mohoi se emërimet nëpër borde nuk janë bërë në baza partiake por në bazë të profesionit qe ushtrojnë apo fushës në të cilën janë të specializuar.

    “Nuk mund t’i themi dikujt se je në parti dhe nuk mund të jesh në borde. Të gjitha emërimet janë bërë në bazë meritore”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark