×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kundër plakjes dhe diabetit, përdorimi mjekësor i thanave

    Insajderi
    03 May 2023 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë prodhime shqiptare janë krejt autentike, natyrale e shumë të çmuara për vlerat shëndetësore që kanë, në veçanti frutave medicinale.

    Thanat përdoren për të përgatitur edhe reçel. Por ato mund të kombinohen me sheqer dhe portokall për të bërë një salcë të mrekullueshme si ajo e boronicës së kuqe. Thanat mund të konsumohen edhe të thata. Në Shqipëri përdoren për përgatitjen e rakisë së famshme të thanës. Por thana ka përdorim të gjerë edhe në përgatitjen e pijeve të ftohta gjatë stinës së verës. Shurupi i thanës është gjithashtu i famshëm në vendin tonë.

    Përdorimi mjekësor i thanës!

    Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Ato përmbajnë rreth nëntë për qind sheqer, acide organike, vitaminë C, etj

    -Frutat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C

    -Është një nga frutat me vlerat më të larta kundër plakjes

    -Po ashtu për shkak të flavanoidit, karatinoidit që përmban ka veti antioksiduese

    -Përmban edhe melatoninë një hormon rregullues i ritmit të jetës

    -Rregullon mpiksjen e gjakut, ndaj ata që vuajnë nga hemofilia këshillohen ta përdorin sa më shumë

    -Është e vlefshme dhe për diabetiët

    -Ul temperaturat e larta, ndihmon kundra infeksioneve të rrugëve urinare dhe kundra formimit të gurëve në veshka

    -Rrënja e saj ka qenë përdorur në kohët e lashta për të krijuar pomadat që përdoreshin në raste djegieje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark