×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti flet në OKB, Gërvalla qëndron në telefon

    Insajderi
    08 February 2024 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur tashmë seanca e Këshillit të Sigurimit në OKB, për çështjen e dinarit serb.

    Në këtë seancë po merr pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

    Teksa Kurti po fliste për Kosovën dhe arritjet si shtet, ministrja Gërvalla mendjen si duket e kishte diku tjetër.

    Ajo u pa duke qëndruar në telefon.

    Kurti tha se Kosova idea se Kosova po kryen spastrim etnik është gënjeshtër.

    Të gjitha këto janë pretendime të rrejshme të persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20. Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut. Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumëertnike dhe shumëkulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik. Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumëetnike për të gjithë.Me krenari themi që e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, 20 ulëse të garantuara në parlament nga 120 në total, prej të cilave 10 janë të serbëve veçanërisht. Serbët në Kosovë kanë po ashtu 10 nga 38 komunat në Kosovë. Gjuha serbe është gjithkund gjuhë zyrtare. Ideja që Kosova po kryen spastrim etnik apo persekutim ndaj komunitet serb është thjesht gënjeshtër që është demantuar nga shumë organizata ndërkombëtare“, tha ai.

    Në këtë mbledhje, Serbia po përfaqësohet nga presidenti, Aleksandër Vuçiq.

    Si problem u ngrit rregullorja e BQK-së për dinarin serb. Fjalën së pari mori presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

    Sipas Vuçiqit, Kosova ka krijuar kushte “të padurueshme për serbët në Kosovë”./insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark