×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti ngushëllon ambasadoren për viktimat e shkaktuara nga Hamas, thotë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet

    Insajderi
    01 February 2024 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.

    Në nioftimin e ZKM-së thuhet se Kurti dhe Ziv kanë folur për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

    “Kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimvit”, thuhet aty.

    Kurti i ka shprehur ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamasi.

    “Ai gjithashtu i shprehu ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamas teksa theksoi mbështetjen e Qeverisë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, dhe uroi që së shpejti do të mund të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm i përhershëm”, thuhet në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark