×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti pret në takim zyrtarin e BE-së: Kosova është pjesë e familjes evropiane

    Insajderi
    17 May 2023 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim në zyren e tij Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, që po shoqërohej edhe nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

    Rruga e Kosovës drejt strukturave evropiane dhe progresi që ka bërë vendi në këtë proces ishin temat kryesore që u diskutuan në këtë takim, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Kryeministri e falënderoi z. Koopman për vizitën dhe për ndihmën e madhe të Bashkimit Evropian për shtetin dhe qytetarët e Kosovës në këto 15 vite të fundit. Ai tha se për Kosovën anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë”, bën të ditur komunikata e qeverisë.

    Ndërkohë shefi i ekzekutivit ka përsëritur se Kosova është shteti i parë që ka ratifikuar në parlament tri marrëveshjet në Procesin e Berlinit.

    “Pasi e njoftoi për progresin demokratik dhe ekonomik të shënuar në dy vitet e fundit, që po evidentohet në vazhdimësi edhe nga raportet kredibile ndërkombëtare, kryeministri tha se në dhjetor të vitit të kaluar kemi dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian kurse këtë vit kemi vendimet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kalimin e fazës së parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e që janë dëshmi e qartë e përkushtimit të Kosovës për integrim e progres”, thuhet tutje.

    Koopman, në anën tjetër, tha se Kosova është pjesë e familjes evropiane.

    “Ai e përgëzoi Kosovën për reformat dhe theksoi nevojën e përshpejtimit të tyre dhe nevojën për të ndjekë integrimin ekonomik të rajonit dhe integrimin në tregun ekonomik të Bashkimit Evropian”, tha zyrtari i BE-së, njofton ZKM-ja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark