×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Kush e nisi projektin e “Autostradës së Veriut”, Serbia apo Kosova?

    Insajderi
    27 April 2021 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Projekti i Autostradës së Veriut as nuk është i ri e as i padëgjuar në diskursin politik, sidomos kur flitej për negociatat Kosovë-Serbi. Por, nuk është as projekti i vetëm infrastrukturor me të cilin Kosova ka tentuar që të shtrij autoritet në Veri, por edhe si pjesë e marrëveshjeve që bëheshin përmes negociatash.

    InDoks ka siguruar projektin e plotë të ndërtimit të kësaj autostrade që është përpiluar nga Kosova që para disa ditësh e ka përmendur edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duke i dhënë vetes meritat për rregullimin dhe integrimin e serbëve të veriut të Kosovës.

    Lideri i ekipit që bëri matjet e projektimin e planit ideo, Sabahidin Veseli, ka treguar se ideja e cilit shtet ishte që kjo autostradë të ndërtohet.

    “Porositë janë nga Qeveria e Kosovës dhe kjo iniciativë ka qenë ndoshta në pranverën e vitit 2018, dhe hapat konkret janë marrë në atë periudhë. Faza e projektit ka zgjat 4-5 muaj”, ka thënë Veseli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark