×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Rrëfimi i prindit që përtriu emrat e dy djemve të vdekur në luftë

    Insajderi
    25 April 2024 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në masakrën e Poklekut, ku mbetën të vrarë 53 persona, Fadil Muqolli humbi anëtarët e ngushtë të familjes, duke përfshirë nënën, babain dhe bashkëshorten me katër fëmijë.

    Ai për Insajderin rrëfeu mes emocionesh për kujtimet që mban nga familjarët dhe përtrirjen e emrave të fëmijëve të vdekur.

    “Sa herë i thërras, ma së pari më kujtohen ata që kanë vdekur, tani këta që i kam. Sa herë vi në shtëpi këtu, ajo natë më del para syve”, rrëfeu ai.

    Ndërkaq shtëpia ku u vranë dhe u djegën familjet Muqolli, Elshani dhe Caraku është kthyer në muze.

    Për më shumë shikoni videon e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark