×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është reagimi i familjarit të Donika Gërvallës për reduktimet e rrymës elektrike

    Insajderi
    15 August 2022 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familjari i zëvendëskryeministres së Kosovës, dhe njëherit ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, Ekrem Gegë Gërvalla ka reaguar lidhur me reduktimet e rrymës që nisën sot në Kosovë.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Ekrem Gërvalla nuk e ka ndalë gjuhën fyese ndaj Kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

    Ndër tjerash, Gërvalla pati edhe një lutje për Kryeministrin: “Z. Kryeministër, ju lutem mos p***ni më se do të qelbet Kosova”.

    Të shumta janë reagimet e sotme të qytetarëve lidhur me energjinë elektrike. Kjo ka shkaktuar indinjim edhe te bizneset që mund të dëmtohen shumë.

    KEDS kanë njoftuar se do të ketë reduktime të furnizimit me energji elektrike. 6 orë qytetarët do të kenë rrymë, ndërsa dy orë të tjera nuk do të kenë.

    Po ashtu, është paralajmëruar edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike – gjë që ka acaruar më tej qytetarët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark