×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajçak pas takimit me Kurtin shpreh habi për një deklaratë të Vuçiqit

    Insajderi
    15 September 2022 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Europian për dialogun, pas takimit që ka pasur me Albin Kurtin, ka folur për gazetarët.

    Lajçaku tha se me Kurtin ka diskutuar për vazhdimin e dialogut, e po ashtu edhe për përgatitjet e takimit të radhës.

    Emisari i BE-së nuk ka treguar se kur do të jetë takimi i radhës, derisa ka shprehur habi për deklaratën e presidentiti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi kornizë të re të dialogut, gjatë raportimit në Kuvendin e Serbisë të martën.

    Lexo edhe:

    Ndryshe takimi i paparalajmëruar ndërmjet Lajçak dhe Kurtit ka nisur rreth orës 15:00.

    Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i qeverise, Përparim Kryeziu, i cili tha se takimi me Lajçak ka qenë arsye që kryeministrit nuk ka qëndruar më gjatë në Kuvend./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark