×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lëndohen katër persona si pasojë e një zjarri në një shtëpi në Viti

    Insajderi
    06 December 2023 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër persona janë lënduar si pasojë e një zjarri në shtëpi në fshatin Vërban të Vitisë.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Valon Osmani, sipas tij janë duke u hetuar rrethanat e rastit.

    “Me datën 06.12.2023 rreth 00:02 Stacioni Policor Viti ka pranuar informacion për një rast zjarri në një shtëpi në fshatin Verban komuna Viti. Njësitet Policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrëfikësve të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit. Nga ky rast lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas trajtinit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dalë edhe inspektori i zjarreve. Rrerhanat e rastit po hetohen nga hetues policor në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark