×
  • Sport
  • Sport

    Lille fiton Superkupën e Francës

    Insajderi
    01 August 2021 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trofeu i parë i sezonit të ri i është caktuar. Superkupa e Francës i përket Lille.

    Takimi zhvilluar në Tel-Aviv mes PSG dhe kampionëve të Francës ka përfunduar me shifrat 0-1.Goli i Xekës në minutën e 44 -të ishte vendimtar për Lille, duke i dhënë kështu kampionëve të Ligue 1 Superkupën e parë në histori.

    Te PSG mungonin Donnarumma, Mbappe dhe Neymar, ndërsa nota e vetme pozitive për skuadrën e Pochettinos mund të konsiderohet paraqitja e mirë e Hakimit.

    Pjesa e parë ishte pa emocione të mëdha, me sulmuesin Burak Yilmaz i cili shqetësoi portierin Navas me një goditje dënimi në fillim dhe Herrera u kundërpërgjigj me një goditje nga distanca në minutën e 27-të. Tentativa e parë dhe e vërtetë ishte e minutës së 44′ kur Xeka ia doli të shënojë një gol të mrekullueshëm duke mposhtur portierin e PSG.

    Tentativat e Hakimit (në formë të mirë, por i ofenduar nga publiku izraelit për simpatinë që ka shprehur për Palestinën) nuk kanë dobi dhe parizianët shkojnë në gjysmëlojë në disavantazh.Në pjesën e dytë, Pochettino nuk ndryshon asgjë dhe shansi i madh i vjen kur Danilo godet me kokë por nuk ka kuadrat. Pavarësisht disa tentativave, skuadra pariziene del e mundur dhe nuk arrin të fitojë trofeun e parë të sezonit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark