×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raci: Lirohet infermierja që e xhiroi dhunën ndaj të moshuarës”

    Insajderi
    02 November 2022 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë ku është përdorur dhunë fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuara.

    Por, analisti, Gazmir Raci ka shkruar se njëra nga të arrestuarat është liruar pas intervistimit në polici.

    Sipas tij infermierja e cila e ka xhiruar dhunën ndaj të moshuarës në qendrën e kujdesit për të moshuar në Pejë është liruar.

    Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dyshohet se e sulmuan gruan e moshuar brutalisht, teksa Remize Kuqi incizoi pamjet. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë suspenduar, bashkë me një punëtore tjetër.

    Policia në Pejë e kishte konfirmuar se punonjëset e shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë, teksa nga Prokuroria kanë bërë të ditur se tri të dyshuarat janë ndaluar për 48 orë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se të dyshuarat ngarkohen me tri vepra penale dhe ndaj të njëjtave është caktuar masa e ndalimit.

    “Janë arrestuar tre persona si të përfshirë në rast. Të dyshuarit ngarkohen me tri vepra: sulm, ndihmë në sulm dhe incizim i paautorizuar. Ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit”, tha ai.

    Sulmi ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë nga një infermiere ka ndodhur pesë ditë më parë, më 29 tetor, sipas Policisë së Kosovës.

    Siç ka mësuar Insajderi, e moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura, i cili është vrarë gjatë luftës në betejën e qytetit të Gjakovës.

    “Kjo gruaja e sulmuar është nëna e dëshmorit Taulant Nura i vrarë në maj 99-ës në betejën e qytetit të Gjakovës, i tha ky burim Insajderit.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se dhunuesja kryesore që shihet në këtë video është Aurona Pelaj nga fshati Novosellë.

    Pelaj shihet duke e goditur me shuplaka në fytyrë, pa pikë mërie të moshuarën.

    Pamjet e rënda janë publikuar nga aktorja Kaltrinë Zeneli të martën.

    “Orenda” Sh.P.K. është një biznes privat i cili merret me aktivitetet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

    Aksionarë të biznesit janë Anton Rasaj, Besmir Ahmetaj, Agron Kukaj dhe Esmira Kukaj.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se ndaj dy dhunueseve është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark