×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lirohet nga burgu eurodeputetja e dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash

    Insajderi
    13 April 2023 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-zëvendëspresidentja në Parlamentin Evropian, Eva Kaili është liruar nga burgu.

    Ajo ishte arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar pasi dyshohet të ketë qenë e përfshirë në një aferë korruptive.

    Lajmi është konfirmuar nga avokati i saj Sven Mary dhe Prokuroria Federale belge, ku është thënë se Kaili do të vendoset në arrest shtëpie.

    44-vjeçarja u akuzua për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash.

    Arrestimi i saj shkaktoi valë reagimesh në të gjithë Brukselin dhe nxori në dritë një hetim mbi një skemë parash për favore që përfshinte shuma të mëdha dhe dhurata që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe për të ndikuar në politikën e Parlamentit Evropian.

    Nuk dihet nëse Kaili do ta kalojë arrestin shtëpiak në të njëjtën rezidencë me Francesco Giorgi, gjithashtu i përfshirë në skandal, me të cilin ka një vajzë dy vjeçare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark