×
  • Sport
  • Sport

    Llapi dhe Dukagjini ndajnë pikët

    Insajderi
    23 April 2023 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Llapi ka barazuar 1-1 në shtëpi me Dukagjinin në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Pas 25 minutash lojë, skuadra nga Klina kaloi në epërsi me golin e Arbër Shalës.

    Mirëpo, gëzimi i tyre zgjati vetëm katër minuta, pasi vendasit i barazuan shifrat në 1-1.

    Ishte Festim Alidema, ai që realizoi për rezultatin e barabarët, duke bërë që dy skuadrat të shkonin në pushimin mes pjesëve e këtë rezultat.

    Në 45 minutat e dytë, Dukagjini ia doli ta tunde rrjetën e Llapit në minutën e 60-të, por gjyqtari anësor e ngriti flamurin për pozicion jashtë loje.

    Deri në fund, dy skuadrat luftuan për pikët e plota, mirëpo që morën vetëm nga një sosh.

    Pas javës së 30-të, Dukagjini gjendet në vendin  e pestë me 40 pikë, po aq sa ka edhe Llapi në të gjashtin. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark