×
  • Showbiz
  • Show

    Lori Hoxha publikon pamje të reja të shtëpisë së BBVA

    Insajderi
    20 December 2023 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 13 janar pritet që të filloj “Big Brother VIP Albania”. Deri më tani janë zbuluar disa nga personazhet që do të futen në shtëpi.

    Pos garuesëve janë bërë publike edhe disa pamje të shtëpisë. 

    Me anë të një fotoje të publikuar nga Lori Hoxha duken disa dekorime në ngjyrë të kuqe. Logoja këtë vit nuk vjen më në ngjyrën blu por në ngjyrën ‘gold’ me të zezë.

    Spektaklin këtë vit thuhet që nuk do e prezantojë Arbana Osmani por i është besuar Ledion Liços.

    Disa nga personazhet e zbuluar që do të jenë pjesë e spektaklit janë, Drini Zeqo, Zamira Kita, Ekaterina Dubenik, Meri Shehu, Shegushe Zeqiraj,

    Banorë të tjerë që do të bëhen pjesë janë, Graciano Tagani, Olsi Bylyku, Cubi Metkaj, Bardhi, La Fazani, Albi Nako, Alfio Rrotani, Drini Zeqo, Ksenja Shoshaj,Fation Kuqari.

    Luizi ditën e djeshme postoi një video ku tregonte që ndodhej tek shtëpia e “BBV”.

    Nuk e dimë ende se çfarë roli do të ketë Luizi, pasi është përfolur që syri në logo është i tij ose mund të jetë dhe vëllai i madh.

    Në një intervistë këngëtari është pyetur për këto por nuk ka dhënë një përgjigje e as nuk i ka mohuar ato.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark