×
  • Showbiz
  • Show

    “Ma kanë futur pas shpine njëqind herë, por zgjedh të hesht…”, Luana jep deklaratën e papritur

    Insajderi
    19 December 2022 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe episodi i mbrëmshëm i “Zemër Luana” ka pasur plot emocione, të qeshura pafund, por edhe deklarata të papritura nga të ftuarit, si edhe nga vetë autorja e programit.

    Ndër të ftuarit e mbrëmjes ishin edhe dy prej reperëve më të dashur të momentit MatoLale dhe Marin.

    Reperët kanë realizuar sfidën “S’më dridhet qerpiku” ose i njohur ndryshe si ‘Paintball’, e cila është një nga lojërat më të pëlqyera të publikut, një prej pyetjeve ka qenë: “Cilin prej artistëve e ke menduar si mik, por ta ka futur pas shpine?”

    Mato Lale ka gjuajtur Noizy-n disa herë pa ndaluar breshërinë e gjuajteve dhe në këtë pikë Luana ka kërkuar qetësinë, mos e marrin me kaq inat.

    Por Mato ka vazhduar: “E ke provuar ndonjëherë me ta fut mbas shpine Luana?”

    “E kam provuar njëqind herë, por unë kam zgjedhur të hesht dhe të ec në rrugën time të suksesit“, u shpreh autorja Luana Vjollca, teksa Mato ka përfunduar: “Mua nuk më heshtet ndonjëherë!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark