×
  • Sport
  • Sport

    Makolli rikthehet në Flamurtar! Hasani: Është një nga lojtarët kyç

    Insajderi
    15 January 2023 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Flamurtari të Prishtinës pretendon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.

    Kuqezinjtë rikthejnë në radhët e veta futbollistin Akil Makolli. 

    “Ju prezantojmë përforcimin më të ri, qendër mbrojtësin Akil Makolli, i cili rikthehet aty ku filloj karrierën, në shtëpinë e tij.

    Akili është produkt i akademisë së Flamurtarit, e ku ishte pjesë edhe e ekipit të parë, ndërsa më pas vazhdoj tek FC Prishtina, KF Hajvalia, KF Ulpiana dhe së fundi FC Vushtrria”, njofton KF Flamurtari.

    Drejtori sportiv Agim Hasani, i dëshiroj mirëseardhje në familjen #kuqezi Akilit, duke e vlersuar lartë si një nga lojtarët kyç drejt arritjes së objektivit.

    ‘Jam shumë i lumtur që po ri kthehem ku fillova dhe u ndërtova si futbollist. Kudo që kam qenë gjatë kësaj periudhe, Flamurtari gjithmonë ka qenë në zemrën time.

    Shpresoj të e ndihmoj ekipin drejt arritjes së objektivit.’ Pranvera do të jetë e nxehtë!”, tha Makolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark