×
  • Sport
  • Sport

    Manaj: Nuk jam Messi apo Cristiano Ronaldo

    Insajderi
    26 September 2016 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    19-vjeçari po shijon momentin e mirë, por mbetet më këmbë në tokë dhe i vetëdijshëm sa me ekipin që i duhen për golat e tij, sulmuesit i nevojitet mbështetja e skuadrës.

    “Jam i kënaqur që morëm një pikë në një fushë aspak të lehtë. Me grintën dhe dëshirën që shfaqëm në pjesën e dytë të ndeshjes, duhet të luajmë edhe në takimin e radhës, për ti dhuruar tifozëve tanë një fitore. Mund të kishim marrë maksimumin ndaj Genoa-s, megjithatë kënaqemi edhe me një pikë”, deklaroi Manaj.

    Sulmuesi shtoi se “megjithëse Pescarës i mungon fitorja, skuadra është e qetë”, pasi në pesë ndeshjet e para të kampionatit janë përballur me 5 skuadra mjaft të forta.

    Manaj foli edhe rreth faktit nëse luan titullar apo zëvendësues.

    “Jam në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës. Nuk jam Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, që marrin topin dhe shënojnë pa ndihmën e lojtarëve të tjerë. Unë kam nevojë për shokët e ekipit”, tha Manaj.

    Huazimi i talentit shqiptar te Pescara cilësohet si vendimi më i mirë i Interit, me Manajn që në fund të sezonit pritet të kthehet te Interi, për t’u vendosur nën urdhërat e De Boer, një trajner që i pëlqen të promovojë lojtarët e rinj. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark