×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United me ofertë për Harry Kane

    Insajderi
    05 May 2021 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtuesit e Manchester United janë të gatshëm që të paguajnë shumën 90 milionë për shërbimet e sulmuesit Harry Kane, pas protestave të së dielës.

    Të dielën, fansat pushtuan fushën me banerat “Glazers jashtë”, duke kërkuar largimin e drejtuesve të klubit.

    Kjo bëri që edhe ndeshja e planifikuar mes United dhe Liverpool të shtyhet për një ditë tjetër.

    Edhe pse është shumë e vështirë, Glazers do të tentojnë që të fitojnë përsëri besimin e tifozëve.

    Njëra nga idetë, është që të sjellin një sulmuesit të klasit botëror nën dispozicion të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

    Sulmuesi i Tottenham-it, Harry Kane, është kryesues në listën e dëshirave të familjes Glazers.

    27-vjeçari anglez ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga gjelat nëse klubi nuk arrin kualifikimin në Champions.

    Me Spurs-at që kanë nevojë për fonde, kjo lëvizje duket e mundur.

    Por, shefi i londinezëve, Daniel Levy, më parë ka thënë që është shumë e vështirë ta shes yllin e klubit te një ekip tjetër në Premier League.

    Me ofertën e United-it që pritet të jetë mbi 90 milionë euro, mendja e Levy-t mund të ndryshojë shumë lehtë.

    Kane ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 16 asistime këtë sezon, duke qenë një ndër futbollistët me statistikat më të mira në botën e futbollit. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark