×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Mashtron policinë dhe sigurimin në stadium, sozia e Neymar po përhap panik në Katar

    Insajderi
    30 November 2022 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dihet se shumë njerëz të famshëm kanë sozi, njerëz të zakonshëm që mund të kenë ngjashmëri reale me disa të ashtuquajtur VIP dhe që më pas përpiqen t’u ngjajnë gjithnjë e më shumë atyre. Në Katar ka një sozi të vërtetë të Neymar, futbollistit të Paris Saint Germain që po përpiqet ta çojë Brazilin drejt titullit të gjashtë të botës. Ky djalosh ka mashtruar fansat dhe gazetarët, të cilët nuk janë vërtet të vëmendshëm, e tashmë edhe policinë.

    Të dielën e kaluar, ndërsa Neymar, i vërteti, po vuante nga dëmtimi në kyçin e këmbës dhe ishte në hotel duke shpresuar të rikuperohej sa më shpejt, sozia e tij mashtronte fansat teksa ecte vetëm në rrugët e Dohas. Të gjithë vrapuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Katarit për të bërë një foto me Neymar.
    Imituesi i O’Ney në Katar është duke u argëtuar shumë, ndër të tjera duke treguar gjithçka në internet në profilin e tij në TikTok, madje hyri në fushë të hënën në mbrëmje vetëm disa minuta para se Brazili të luante. E pabesueshme, por e vërtetë.

    Para ndeshjes doli në fushë Neymar i rremë. Ai, i cili ka të njëjtin prerje flokësh, mjekër dhe tatuazhe si origjinali, i veshur me një fanellë të Brazilit dhe me aksesorë Vuitton, mbërriti në fushë dhe i kërkoi një stjuardi të futej në fushë.Kërkesa pranohet. Dhe duke qenë se braziliani është një superyll, stjuardi e shoqëron atë në fushë. Kështu teknikisht në stadium Neymar hyn në fushë dhe bën selfie me disa tifozë, të cilët gjithmonë mendojnë se është ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark