×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Mbahet festivali “Ulpiana Fest”

    Insajderi
    17 September 2023 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës ka filluar festivali dyditor me karakter kulturor, historik dhe antropologjik, i cili quhet “Ulpiana Fest”.

    Këtë aktivitet e ka oganizuar shoqata kulturore “ET-G” dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky është edicioni i parë i këtij aktiviteti, që sipas organizatorëve do të sjellë larushi në ndodhitë kulturore në vendin tonë.

    Arkeologë dhe studentë do jenë në dispozicion të pjesmarrësve për të ofruar guida rreth lokalitetit Ulpiana. Lojra të ndryshme nga antikiteti mund të provohen nga pjesëmarrësit. Po ashtu, ushqime tradicionale dhe pije të ndryshme do shërbehen për të gjithë.

    Duke gërshëtuar vlerat moderne me ato të lashtësisë, përgjatë netëve të festivalit, arkeoologjia, antropologjia, entografia dhe arti do bëhen bashkë për të dhuruar spektakël të frymëzuar nga lashtësia.

    Ky festival sot do ta ketë ditën e dytë të zhvillimet të aktiviteteve të tij. Nga ora 18:50 deri në 19:20 dashamirësit e teatrit do të mund ta ndjekin pjesën e shkurtër teatrore “Justiniani dhe Teodora”, të shkruar nga dramaturgu i njohur kosovar, Arian Krasniqi, dhe të realizuar me regji të Kushtrim Mehmetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark