×
  • Showbiz
  • Show

    Mbresa befason me deklaratën: Kosova është shtet qe 23 vjet

    Insajderi
    08 March 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e Big Brother VIP Kosova janë kthyer në personazhet më të komentuara në media rozë.

    Pothuajse çdo diskutim dhe deklaratë e tyre merr vëmendje të madhe dhe njëjtë ka ndodhur edhe me një huqje që Mbresa ka bërë së fundmit.

    Banorët e BBVK kanë realizuar një ‘podcast’ në shtëpinë e famshme ku kanë folur rreth popullit shqiptar dhe për arritjet e disa prej emrave të njohur në botë.

    Në një moment Mbresa ka folur edhe për përkrahjen që shqiptarët I ka dhënë artistes me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ndërsa teksa foli për këtë ajo tha se Kosova është shtet qe 23 vjet.

    “Mendoj që si popull jemi shumë suportiv. E mbaj mend këngën e parë të Dua Lipës, i kam lexuar komentet dhe 80% kanë qenë të shqiptarëve. E suportojmë njëri-tjetrin shumë. Por, ne e kemi problem sepse kemi pritshmëri të larta, krahasohemi me Zvicrën. Ne jemi shtet qe 23 vjet”, ka thënë Mbresa ndër tjera.

    Ajo ka ngatërruar shpalljen e Kosovës si shtet të pavarur që ndodhi më 17 shkurt të vitit 2008, që I bie saktësisht 15 vite më parë.

    Kjo nuk është hera e parë që Mbresa bënë gafa të tilla, pikërisht në ditët e përvjetorit të pavarësisë ajo u pyet se çfarë kuptimi ka ngjyra e kaltër në flamurin e Kosovës dhe përgjigja e saj ishte se ato kanë të bëjnë me ujin, detin ose oqeanin. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark