×
  • Showbiz
  • Show

    Mburrej se është patriot i zjarrtë për Kosovën, por Stresi nuk e di kush ishte president në shpalljen e Pavarësisë së saj e as kompozitorin e himnit

    Insajderi
    19 February 2023 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, e ka theksuar disa herë me mburrje ndjenjën e tij të patriotizmit.

    Ai ka dolur në veçanti për atdhedashurinë që ka ndaj Kosovës, duke përmendur heronjtë e luftës si dhe gatishmërinë për të luftuar për këtë vend, në rast se do të ishte nevoja prap.

    Mirëpo mburrjen se e njeh historinë e Kosovës, reperi tropojan ka dështuar ta dëshmojë në praktikë, pasi nuk ka qenë në gjendje t’i përgjigjet dy pyetjeve fare të thjeshta.

    Në kuizin e drejtuar nga vëllai i madh, Stresit i ka rënë pyetje se “kush ka qenë president në kohën kur Kosova u shpall shtet në vitin 2008”.

    Ai u përgjigj gabimisht duke thënë Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte kryeministër, gjersa president i aso kohe ishte Fatmir Sajdiu. Ai e gjeti përgjigjen e saktë vetëm disa minuta më vonë kur u ndihmua nga të tjerët.

    Stresi nuk denjoi fare të përgjigjet në pyetjen tjetër e cila ishte “Kush është kompozitori i himnit të Kosovës?” – gjë për të cilën reperi theksoi se banorët kishin diskutuar para pak ditësh.

    Pavarësisht se e kanë diskutuar në shtëpi, reperi nuk kishte njohur për autorin e himnit të Kosovës, i cili është Mendi Mengjiqi. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark