×
  • Sport
  • Sport

    Me këtë fitore merr kreun e tabelës – ja çfarë deklaron Thaqi pas triumfit në derbin e ‘Anamoravës’

    Insajderi
    12 March 2023 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri Arsim Thaqi ka thënë se është gëzim i dyfishtë triumfi i ekipit të tij Dritës dhe ngritja në krye të tabelës në Superligën e Kosovës në futboll.

    Drita fitoi 1:0 ndeshjen derbi ndaj Gjilanit.

    “Ky derbi kalon përmasat e një derbi në Kosovë dhe gëzimi është i dyfishtë, pasi me fitoren në derbi ne edhe u kthyem aty ku e kemi vendin. Ishim të dyja ekipet me fat në raste dhe kështu është futbolli. E rëndësishme është që fituam këtë ndeshje derbi dhe duhet të vazhdojmë tutje.

    Nuk është e lehtë për asnjë trajner kur ndjek titullin. Por, është privilegj të jesh trajner i Dritës, skuadër e organizuar në gjitha aspektet. Shpresoj që gjërat të na ecin edhe në fushë ashtu siç po shkojnë jashtë saj. Përgëzoj lojtarët për angazhimin e po ashtu edhe ndihmën që po na japin ‘Intelektualët’”, ka thënë Thaqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark