×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Me maska dhe nën kërcënimin e armëve grabiten zyret e KEDS-it në Shtime

    Insajderi
    26 January 2023 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 13:10 janë bastisur zyrat e KEDS në Shtime nga dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Veseli tha se të dyshuarit kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar me një veturë të tipit tauran.

    Tutje, polica bën të ditur se vetura është gjetur e djegur në fshatin Jezercë, ku dyshohet se është e njejta që kanë përdorur të dyshuarit.

    Jo larg qytetit të Shtimes në rrugën që qon në fshatin Jezercë policia ka gjetur automjetin e djegur, me të cilin dyshohet se personat e dyshuar e kanë kryer grabitjen në Shtime“, tha Veseli./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark