×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe: Rreth 50 automjete të KFOR-it janë nisur për Leposaviq

    Insajderi
    13 December 2018 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë se 45 makina të KFOR-it janë parë në mëngjes duke shkuar në drejtim të Leposaviqit.

    Të paktën kështu po raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, duke u thirrur në burimet të afërta me ngjarjen.

    “Këto makina janë parë duke bartur pajisje të cilat shërbejnë për të krijuar barrier dhe eskavatorë të ndryshmë, dhe makina ndërtimi”, shkruan Tanjug, transmeton Insajderi.

    Mediumi serb shkruan se ky zhvillim ka ardhur pas tensioneve të fundit ku Kosova e ka vendosur taksën ndaj Serbisë, dhe gjithashtu krijimit të Ushtrisë.

    Kujtojmë që dje komandanti i NATO-s në Kosovë, James Foggo tha se Kosova ka të drejtë ta ketë Ushtrinë e vetë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark