×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mërgim Lushtaku tregon si nisi përleshja

    Insajderi
    13 July 2023 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ishte i pari që gjuajti me ujë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ky i fundit ishte duke folur në foltrën e Kuvendit. Ndërsa, zëdhënëskryeministri Besnik Bislimi sulmoi Lushtakun.

    Ai, ka thënë se aksioni i tij ishte simbolik dhe spontan.

    “Bislimi më ka gjuajtur me shishe e cila më ka rënë në gojë. Qëllimi im nuk ka qenë që të sulmojë”, ka thënë Lushtaku. Më vjen keq që ka ndodhur, por më shumë duhet me i ardh keq Qeverisë Kurti, si dhe Bislimit e Muratit që kanë provokuar”, tha ai në Pressing të T7i.

    Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka dashur që ta largojë vëmendjen siç tha ai për “skandalin e Mimoza Kusari-Lilës”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark