×
  • Sport
  • Sport

    Milan fiton si mysafir i Cagliar-it, shkëlqejnë Okafor dhe Loftus-Cheek

    Insajderi
    27 September 2023 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milan merr një fitore të rëndësishme në “Unipol Domus” ndaj Cagliarit në takimin e javës së gjashtë të Serie A.

    “Kuqezinjtë” e Milanos triumfuan me përmbysje me rezultatin 1-3 në transfertën Cagliarit në një takim që ishte shumë i luftuar.

    Vendasit zhbllokuan sfidën me Luvumbo në minutën e 29’, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës pas një gafe të Adli.

    Megjithatë në minutën e 40’ Okafor barazoi për “Djallin” dhe njëkohësisht gjeti golin e parë me Milanin.

    Ndërkohë në minutën e 45’ Tomori përmbysi rezultatin dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me Milan në avantazh.

    Fraksioni i dytë po ashtu solli një sërë raste nga të dyja anët, megjithatë goli i vetëm në këtë pjesë u realizua nga Loftus-Cheek në minutën e 60’, duke vulosur këtë takim.

    GOLAT E NDESHJES: https://bnhhok.elhighlights.com/embed/w5bpYUaQ41dUu

    Pas javës së gjashtë të Serie A, Cagliari qëndron në vend të fundit me dy pikë, ndërsa Milan ngjitet në vend të dytë me 15 pikë. /ss/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark