×
Insajderi

Milioneri largoi narkodilerin – Sa para në bankë i deklaronte sekretari i VV-së, që perjashtoi sot Mujecin nga partia?

Insajderi
15 August 2023 - 22:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ende pa i bërë 24 orë në burg asamblisti i subjektit politik të tij në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, të arrestuar për trafikim të drogës, mori vendim që ta thërrasë mbledhjen e partisë e të shkarkohet Mujeci. Por, figura e Ramës duket e “amnistueshme” deri në momentin e deklarimit të pasurisë së tij. Sekretari i VV-së ka të deklaruara mbi një milion euro të holla nëpër banka të ndryshme.

Rama gjatë kohës sa ishte anëtar i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje obligohej që t’ua dërgonte të dhënat e pasurisë Agjencisë Kundër Korrupsionit. Tek pjesa e parave të gatshme, Rama deklaronte në total 1,274,061 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Shumica nga to, figuronin të deklaruesit, ndërkaq shuma prej 271,651 euro në bankën kosovare deklarohej si pasuri e përbashkët.

Në të njëjtën bankë, Rama deklaronte edhe 4,480 euro të bashkëshortes.

Ndërkaq, shumën më të madhe të parave e kishte në një bankë amerikane, në vlerë prej 558,289 mijë euro.

Rama deklaronte se po merrte pagë vjetore të majme nga UNDP-ja, i cili mbledhte afro 90 mijë euro në vit nga angazhimi në këtë organizatë.

Sekretari i VV-së ishte ai që njoftoi për largimin e Mujecit nga partia. Ai njoftimin e bëri në ‘Facebook’, duke thënë se përjashtimi u bë unanimisht.

“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Disiplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast. Si rrjedhojë Komisioni Disiplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen të mbajtur sot me 15.08.2023 me vota unanime të 5 anëtarëve mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka thënë ai.

Mujeci i VV-së përgjatë së martës u arrestua nga Policia e Shqipërisë bashkë me disa persona të tjerë.

Pesë të arrestuarit u kapën në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, ku me vete kishin dërgesën prej 11,300 tabletash ekstazi (MDMA), me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Mujecit iu publikuan fotografi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që konfirmonin afërsinë e tij me të.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka kërkuar bashkëpunim me atë të Kosovës që të zbulojë laboratorin se ku është prodhuar droga sintetike. /Insajderi.org/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark