Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është trajtuar gjithmonë “si palaço” në Lëvizjen Vetëvendosje.
Molliqaj tha se në LVV Sveçlën “krejt e kanë tallë”.
“Xhelali ka qenë figura që krejt e kanë tallë. Ka qenë objekti tallës në mbledhje e të gjitha”, tha ai në T7.
Molliqaj tha se “dy-tri herë jam hidhëru me Albinin kur iu përzijke në punë private”.
“Edhe atëherë s’jam pajtu që e kanë tallë kaq shumë”, tha kryetari i PSD-së.