×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vlora Dumoshi i reagon Kurtit: Askush kurrë nuk guxon me mu afru

    Insajderi
    03 November 2023 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë mbajtjes së fjalimit në Kuvendin e Kosovës, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi bëri një ironi “Asociacioni m’fal Zajdencia”.

    Derisa ishte duke e thënë këtë frazë kryeministri Kurti ngriti kokën për ta shikuar a e ka edhe fjalën m’fal në tekst.

    E për këtë u ankua deputeti, Arben Gashi, i cili kritikoi Kurtin për sjelljen ndaj deputetes, Dumoshi.

    Kurti pas përfundimit të fjalës së Dumoshit tha se edhe fjalën më fal deputetja në fjalë e kishte shkruar.

    Pas kësaj replike të Kurtit reagoi Dumoshi duke thënë se “askush kurr nuk guxon me mu afru”.

    “Hera e parë dhe e fundit që mu afrohni”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark