×
Insajderi

Motrat vajtojnë me dënesë gjatë varrimit të Hamide Magashit

Insajderi
02 December 2022 - 14:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Derisa dheu mbulonte trupin e 35 vjeçares Hamide Magashi që pritej të bëhej nënë, e që jetën ua mori me armë Sokol Halili, dhimbjen më të madhe e përjetuan motrat e saj.

Askush nuk mund tua lehtësoj atyre dhimbjen derisa humbjen e motrës e vajtojnë me dënesë, shkruan Gazeta Insajderi.

Dy ditë pasi jetën ia mori me armë zjarri Sokol Halili, ish-bashkëshortes Hamide Magashi që kishte shkuar në Klinikën e Gjinekologjisë për të lindur fëmijën e saj të parë, u varros në fshatin e saj Llugaxhi të Lipjanit.

Me dhimbje të madhe e lot në sy, për në banesën e fundit e përcollën përveç familjarëve edhe qindra qytetarë tjerë, shkruan Insajderi.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 35 vjeçares Magashi.

Ministrja Haxhiu nuk ka mundur t`i mbaj lotët gjatë ceremonisë së varrimit të të ndjerës Hamide Magashi.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark