×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa citon Ahmet Krasniqin: Komandanti im suprem është Ibrahim Rugova

    Insajderi
    21 September 2023 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Isa Mustafa e ka kujtuar kolonel Ahmeti Krasniqin në 25-vjetorin e vdekjes.

    Mustafa ka thënë se ai shquhej me dije të lartë e guxim të pashoq.

    Tutje, Mustafa pohoi se është i nderuar që ka punuar me Krasniqin, teksa citoi disa fjalë të tij për ish-presidentin Rugova.

    Postimi i plotë:

    Më 21 shtator 1998, para 25 viteve, u ekzekutua në Tiranë kolonel Ahmet Krasniqi, anëtar i Qeverisë ( në ekzil) dhe Ministër i  Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.  Kolonel Ahmet Krasniqi shquhej me dije të lartë e guxim të pashoq, ishte i afërt me çdonjërin; njeri i luftës dhe i edukatës. Afirmonte përcaktimin kushtetues të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dhe angazhohej për unifikim të faktorit luftarak. 

    Për çdo veprim që e bënte, do të thoshte “Çfarë do të thotë Presidenti Rugova, sepse ai është Komandanti im Suprem, Komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.  Edhe pse e di që është e pamundur, për shkak të kushteve dhe situatës në të cilën po veprojmë, unë do doja ta marr çdo urdhër nga ai”. Pata nderin që për një periudhë të rëndësishme, si anëtar i Qeverisë në ekzil të punoj me Kolonel Ahmet Krasniqi. Atentati ndaj tij kishte për qëllim të vras pavarësinë e Kosovës. IM

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark