×
  • Sport
  • Sport

    Nasri zbulon sherrin me Guardiolën: I thashë të ulte zërin dhe mos më bërtiste

    Insajderi
    26 April 2023 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samir Nasri, ish-mesfushor i Manchester City, në një intervistë për “L’Equipe” tregoi një histori kurioze për karakterin e Pep Guardiolës: “Unë jam grindur me të që në takimet tona të para. Ditën e parë që më thirri në zyrë më pyeti: Çfarë dëshiron të bësh?

    Unë i thashë: Të takon ty si trajner të më thuash çfarë duhet të bëj, nëse dëshiron të mbështetesh tek unë. Dhe ai m’u përgjigj: Unë të llogaris nëse mendja jote është vërtet mirë. Pastaj bëra stërvitjen e parë me të, gjithçka ishte në rregull, mbeti i kënaqur me mua.

    Të nesërmen më telefonoi përsëri Pep dhe aty më bërtiti për peshën time. E dinte peshën time, sepse ne peshoheshim çdo ditë dhe i thashë: Ule zërin, mos më bërtit! Nuk jam fëmijë, por 29 vjeç.

    Ndoshta pushimet ishin për mua një arratisje, një mënyrë për të bërë atë që doja të bëja, sepse po dilja nga një sezon i vështirë dhe shumë gjëra kishin ndodhur në jetën time personale”. Dhe aty Pep m’u përgjigj: “Është e vërtetë, më fal”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark