×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ndahen 35 mijë euro për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës

    Insajderi
    12 October 2022 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 100-të, ka njoftuar se ka ndarë 35 mijë euro për Luginën e Preshevës me kërkesë të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë.

    Kryeministri Kurti tha se përmes këtyre mjeteve, Kosova ndihmon shqiptarët e tri komunave shqiptare në Serbi për aktivitetet e tyre lobuese.

    “Edhe në këtë pikë Ministria e Financave bën ndarjen e mjeteve buxhetore prej 35 mijë euro. Mjetet ndahen sipas kërkesës së Këhsillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të tyre lobuese”.

    Shqyrtimin e Kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare e prezantoi zëvendëkryeministri Besnik Bislimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark