×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nga një pozitë publike në tjetrën – favoret e pushtetit për Alban Krasniqin, bashkëshortin e Albulena Haxhiut

    Insajderi
    24 February 2023 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka emëruar sot Alban Krasniqin anëtarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Krasniqi është emëruar pas propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur.

    “Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t’i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Krasniqi është burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe kjo nuk pozita e parë publike e tij.

    Gazeta Insajderi në gusht të vitit të kaluar kishte raportuar se si Krasniqi kishte fituar një pozitë në qeverinë e Albin Kurtit.

    Ai ishte emëruar Këshilltar i jashtëm politik i Elbert Krasniqit, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, pati zbuluar Gazeta Insajderi.

    Lajmin e pati konfirmuar vetë ministri Krasniqi, i cili e kishte vënë vulën e këtij vendimi.

    “Mund te konfirmoj se është emëruar Këshilltar i jashtëm politik Alban Krasniqi. Ka tri ditë që është emëruar në këtë pozitë”, pati thënë ministri Krasniqi në gusht për Gazetën Insajderi.

    Alban Krasniqi pos që është bashkëshorti i shefes së Drejtësisë të vendit, është edhe i afërt me partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje.

    Alban Krasniqi dhe Albin Kurti në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2021 | Foto: Alban Krasniqi/Facebook

    Nën logon e kësaj të fundit kishte kandiduar për kryetar të komunës së Malishevës në zgjedhjet lokale të vitit 2021, por nuk kishte arritur të fitojë kundrejt Ekrem Kastratit, që tash mban pozitën e të parit të këtij qyteti.

    Alban Krasniqi duke votuar në zgjedhjet e fundit lokale | Foto: Alban Krasniqi/Facebook

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark