×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ngjashmëria e Benzemas me burrin e Ikballe Hudutit- Fituesi i Topit të Artë në lidhje me dy gra

    Insajderi
    18 October 2022 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i Real Madridit, i cili ditën e djeshme u shpall si lojtari më i mirë në botë, Karim Benzema, duket se ka një të përbashkët më bashkëshortin e Ikballe Hudutit, e cila po befason me deklaratat e saj për martesat e përkohshme. Edhe sulmuesi francez është në lidhje me dy gra.

    ‘Nuk dihet nëse gruaja e Benzemas i ka gjetur edhe një grua tjetër këtij të fundit, sikurse znj. Huduti që u interesua për ta martuar burrin e saj’.

    Megjithatë, ajo që dihet është se ai mbrëmë u pa me të dy gratë në ceremoninë e “Topit të Artë”, duke na bërë të mendojmë se ka paqe mes dyshes.

    Gruaja e Benzemas me djalin
    Benzema me të dashurën

    Vlen të theksohet se, Benzema pas marrjes së çmimit e ka ftuar nënën dhe djalin në skenë.

    Futbollisti i Real Madrid, Karim Benzema është një nga futbollistët më të famshëm në mbarë botën për shkak të suksesit të tij me Los Blancos. Por, edhe pse miliona fansa që e ndjekin francezin janë të interesuar edhe për jetën e tij private, askush nuk di shumë për gruan e tij të parë.

    Ajo quhet Cora Gauthier dhe është një franceze e cila u martua me sulmuesin e Real Madridit pesë vite më parë, në vitin 2017. Modelja franceze prej kohësh jeton mes Madridit dhe Londrës, ku udhëton shpesh për punë, duke qenë e matur si Benzema apo edhe më shumë.

    Kush është Jordan Ozuna, e dashura e Benzemas?

    Jordan Ozuna, e dashura e re e Karim Benzemas është një modele amerikane, 32 vjeçare, që dikur kishte qenë kameriere në Las Vegas

    Ditën e djeshme, amerikania përveç që u paraqit në ceremonin shfrytëzoi rastin për të pozuar edhe me “Topin e Artë”.

    Deklaratat e Ikballe Huditit që shokuan opinionin e Kosovës

    Ikballe Huduti, përfaqësuese e sektit shiia, pohon se “martesat e përkohshme” janë të lejuara sipas islamit. Madje, e njëjta ka ndarë edhe përvoja personale sa i përket martesave të tilla, të përkohshme, ku tregon se burrit të saj, ajo vet i kishte gjetur edhe dy gra.

    Ajo kishte deklaruar se ka insistuar që bashkëshorti i saj të mos kishte asnjë mungesë, duke i ofruar kandidatura për martesë të përkohshme.

    Në njërën prej rasteve të martesës, Huduti kishte kërkuar që me pëlqimin e saj bashkëshorti të martohej me një doktoreshë e cila kishte një djalë, duke bërë të mundur futjen e fëmijës në truallin e familjes.

    Huduti, madje thekson se tradhti nuk ka në martesë, përveç tradhtisë ndaj Kombit.

    Ndryshe, Huduti e ka arsyetuar vrasjen e Mahsa Aminit, vajzës 22 vjeçare iraniane, duke thënë se nuk e ka vendosur shaminë, ka përdorur buzëkuq, e ka konsumuar duhan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark