×
  • Showbiz
  • Show

    Nisin thumbat mes moderatorëve të Big Brother VIP dhe Ferma VIP

    Insajderi
    02 April 2024 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ferma VIP është krahasuar shpesh me Big Brother VIP për shkak të formatit të ngjashëm, me banorë Vipa që jetojnë në një shtëpi. Në komente të publikut vihet re ky krahasim që bëhet nga audienca, ndërsa vetë dy programet nuk i kanë kursyer disa thumba kundrejt njëri tjetrit.

    Në Prime-n e fundit të “Ferma Vip”, moderatorja Fjoralba Ponari përdori një shprehje popullore tek tha: “Pema me kokrra gjuhet”.

    Ndërkohë gjatë spektaklit të së shtunës të “Big Brother Vip”, Ledion Liço përdori po të njëjtën shprehje.

    “Siç do thoshte një shprehje, pema me kokrra gjuhet”- tha ai ndërsa e shoqëroi këtë shprehje me një mimikë “ironizuese”.

    Kujtojmë se pak ditë më parë nuk mungoi një thumb edhe nga ana e Fjoralbës, e cila tek po i përgëzonte fermerët për energjinë pozitive që përcjellin, tha se ata kanë rivendosur standartin e të bërit reality show në Shqipëri. Një deklaratë kjo që u mor si thumb për BBV, pasi siç dihet banorët e këtij programi shquhen për debate të forta dhe zhurmë në shtëpi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark