×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një vit nga sulmi brutal ndaj Visar Duriqit – asnjë i arrestuar, Policia dhe Prokuroria hedhin fajin tek njëra-tjetra

    Insajderi
    24 February 2022 - 09:46

    Sot janë bërë një vit nga sulmi brutal ndaj Visar Duriqit, autorit të emisionit hulumtues InDoks, dhe kryeredaktorit të Gazetës Insajderi.

    Në një vit, shteti nuk ka ndërmarrë asnjë hap, bilës nuk ka arrestuar asnjërin nga të dyshuarit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Policia i ka thënë Gazetës Insajderi se rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë,

    Derisa kjo e fundit ka thënë se prokurori i çështjes ka autorizuar policinë për grumbullimin e informative.

    “Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj ju njoftojmë se prokurori i çështjes ka autorizuar policinë për grumbullimin e informatave dhe provave me qëllim të sqarimit të plotë të rastit në fjalë”, ka thënë Laureta Ukaj, zëdhënësja për media në Prokurorisë Themelore të Prishtinës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas saj “rasti është në proces”.

    Duriqi ishte sulmuar tinëzisht në natën e 24 shkurtit, të vitit të kaluar, teksa ishte kthyer nga një emision televiziv, dhe po hynte në baneën e tij.

    Tre persona të maskuar e kishin rrahur Duriqin, duke ia thyer hundën dhe dhëmbët, por edhe lëndime të tjera, të rënda, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për sulmin ndaj Duriqit, kishin reaguar organizatat që mbrojnë punën e gazetareve, duke e dënuar rëndë aktin brutal.

    “AGK-ja do t’i njoftojë të gjithë akterët kombëtarë dhe ndërkombëtarë lidhur me këtë rast dhe njëherit iu bëjmë thirrje të gjithë kolegëve tanë gazetarë që t’i raportojnë kërcënimet dhe sulmet në drejtim të tyre. Çdo sulm në drejtim të gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë në vend”, thuhej në reagimin e Asociacionit të Gazetarevë të Kosovës, transmeton Gazeta Insajderi.

    Reagim ndaj dhunës së Visar Duriqit, kishte bërë edhe Asociacioni Europian i Gazetarëve, por edhe Rrjeti për mbrojtjen e gazetarëve “Safe Journalists”.

    Sulmi i egër ndaj gazetarit të Gazetës Insajderi ishte dënuar edhe nga Bashkimi Europian.

    “Thellësisht të shqetësuar nga sulmi ndaj gazetarit hulumtues Visar Duriqi. Gazetarët duhet të kenë mundësinë për të punuar në një ambient të lirë dhe të sigurt. Bëjmë apel tek autoritetet që të hetojnë shpejt incidentin dhe të sjellin sulmuesit para drejtësisë”, thuhej në reagimin e BE-së, transmeton Gazeta Insajderi.

    I menjëhershëm pati qenë edhe reagimi i Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

    “Këto sulme janë shqetësuese për ne në Parlamentin Evropian. Liria e Media është një nga bazat në një demokraci. Kosova duhet të mbrojë të gjithë gazetarët e saj. Shërim të shpejt Visar Duriqi”, pati shkruar Cramone, transmeton Gazeta Insajderi.

    Për sulmin ndaj gazetarit të Insajderit, patën reaguar edhe shumë nga ambasadat e vendeve të huaja në Kosovë.

    Madje, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, e pati pritur Duriqin edhe në takim.

    Në raportimin e tyre thuhej se “një gazetar shqiptar, puna e të cilit vendos në pah krimin dhe korrupsionin gjatë sulmit iu kishin thyer dhëmbët dhe hundën mbrëmjen e së mërkurës pranë banesës së tij”.

    Për sulmin ndaj kolegut të tyre kishin reaguar edhe shumica e gazetareve kosovarë, politikanë të pozitës dhe opozitës, njerëz të shoqërisë civile, por edhe vetë ish-kryeministri Avdullah Hoti.  

    Mbetet të shihet nëse institucionet relevante tash e tutje do të merren me sulmin brutal ndaj Visar Duriqit, të shkaktuar një vit më parë./Gazeta Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark