×
  • Showbiz
  • Show

    “Nuk e prisja të më bënte krushk me Sali Berishën” – Çka tha babai i Arminës gjatë dasmës

    Insajderi
    26 September 2022 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çifti i njohur, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan në martesës mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre 10 vjeçare. Dyshja e njohur mblodhi në një ceremoni madhështore të mbajtur në Shijak, familjarë dhe të afërm por dhe shumë personazhe publikë.

    Çifti ishte kujdesur për të gjitha detajet, përfshirë dekorin dhe menunë e dasmës.

    Babai i blogeres emocionoi me fjalimin që mbajti duke i uruar çiftit jetë të lumtur.

    “Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija”, tha ai mes të tjerash.

    Ndërkohë, në hapje të dasmës një fjalim u mbajt dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me një gotë verë në duar i uroi çiftit jetë të lumtur.

    “Merita më e madhe e Shkëlzenit, është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës”, tha ish-kryeministri mes të tjerash.

    Armina zgjodhi tre fustane për dasmën e saj, njëri prej të cilëve është një krijim i Vivienne Westwood, i bërë enkas për të. Ndërkohë dy fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar dy dizajnerëve shqiptarë Valdrin Sahiti dhe Festim Isufi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark