×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Nuk i bën për kritika, Renato Mekolli ia hedh konkurrentes ushqimin në fytyrë

    Insajderi
    17 October 2020 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i “Hell’s Kitchen” vazhdon të komentohet për veprimet që i bën në emision.

    Javën e kaluar u diskutua shumë pjesa ku ai e quajti njërën konkurrente “qorre”, pasi e akuzonte për detajet e pjatës.

    Pas gjithë kësaj, Renato kishte kërkuar falje publike përmes një statusi të gjatë, duke thënë se nuk kishte për qëllim ta ofendonte askënd, ngase edhe vet ka mbajtur syze.

    Por, ai bëri tjetër veprim këtë javë, duke bërë që kritikat të jenë sërish në drejtim të tij për sjelljen jo të hijshme.

    Mbrëmë, shefi i “Hell’s Kitchen” u nervozua me njërënë konkurrente dhe ia hodhi ushqimin në fytyrë, ngase pretendonte se i qëlloi copa e bukës e kafshuar.

    “Nuk e kam kafshuar unë”, i tha garuesja, por ai i acaruar ia hodhi ushqimin në fytyrë dhe më pas e përplasi pjatën.

    https://www.instagram.com/p/CGayEanFzE6/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark