×
  • Sport
  • Sport

    Nuk ka test për Sylvinhon, anulohet miqësorja dhe debuton direkt kundër Lewandowskit

    Insajderi
    01 March 2023 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, e nis karrierën e tij në stolin e kuqezinjve me një problem jo edhe aq të vogël.

    Tekniku brazilian nuk do të ketë mundësinë që të bëjë eksperimente para se të zbresë në fushën e lojës përballë Polonisë së Levandovskit në kualifikueset e Euro 2024.

    FSHF ishte në diskutime me Federatën e Uzbekistanit për të zhvilluar një ndeshje miqësore me datë 23 ose 24 mars, ku Silvinjo të shihte lojtarët që kishte në dispozicion dhe formën e tyre pak ditë para përballjes me polakët. Por negociatat nuk kanë gjetur fund të lumtur, ndaj  Shqipëria nuk ia ka dalë të sigurojë miqësoren për muajin mars para debutimit zyrtar.

    Ndaj ndeshja e parë e Silvinjos do të jetë një provë e mirëfilltë zjarri, pasi do të luhet në Varshavë ndaj polakëve më 27 mars.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark