×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Nuk pinte ujë dhe hante vetëm fruta prej 10 vitesh, ndërron jetë influencerja ruse

    Insajderi
    01 August 2023 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një influencere që ndiqte një dietë strikte me fruta ekzotike raportohet të ketë vdekur si pasojë e urisë dhe rraskapitjes.

    Zhanna Samsonova, një ruse e shpërngulur në Azinë juglindore ndiqte këtë regjim ushqimor prej 10 vjetësh i cili konsistonte në fruta, filiza luledielli, smoothie frutash dhe lëngje.

    Gjithashtu, kishte periudha kur 39-vjeçarja praktikonte “agjërimin e thatë”, gjatë së cilave nuk hante apo pinte për ditë me radhë.

    Samsonova kishte mbi 6 vjet që nuk pinte ujë dhe e kishte zëvendësuar me lëngjet e frutave.

    Influencerja me 10 mijë ndjekës në Instagram, ndërroi jetë nga një infeksion i ngjashëm me kolerën që u fuqizua nga “rraskapitja e një trupi në dietë vegane”, u shpreh nëna e saj për një gazetë ruse.

    Ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes nuk është kryer ende për shkak se familja po përpiqet të tërheqë trupin në Rusi. E ëma thotë se nuk ishte dakord me regjimin strikt të së bijës dhe ishte përpjekur t’i mësonte zakone të shëndetshme të të ngrënit, por pa sukses.

    Zhanna ndiqte prej një dekade dietën vegane ndërsa rrallëherë i lejonte vetes të hante bulmet ose peshk. Përgjatë viteve, ajo u bë edhe më strikte derisa në 7 vitet e fundit hante vetëm durian, një frut ekzotik me gjemba që njihet për aromën shpuese.

    Në një postim të 7 Qershorit, ajo shkruan se ishte e emocionuar për sezonin e frutave në Tajlandë pasi “ishte momenti të shtonte peshë”.

    Instagram-i i saj është i tejmbushur me pjata shumëngjyrëshe me supëra, sallata, fruta e deri te hamburgerët apo ëmbëlsira, shkruan tvklan, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark