×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nuza dhe kolegët e tij me sukses mbyllen ndeshjen e Konferencë Ligës

    Insajderi
    22 July 2022 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të tregojnë vlera në ndarjen e drejtësisë në arenën ndërkombëtare.

    Një mbrëmje shumë të mirë kishin edhe gjyqtarët Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha, Bujar Selimaj e Dardan Çaka që ndanë drejtësinë në sfidën e luajtur në Sllovaki ku u ndeshën Ruzomberok  – Riga në Conference League.

    Ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve me rezultat 0:3, derisa gjyqtarët kosovarë patën një vlerësim të mirë nga zyrtarët e ndeshjes.

    Të kujtojmë se kjo treshe tashmë ka krijuar një përvojë të madhe në arenën evropiane duke ndarë drejtësinë edhe në sfidat e Kombëtareve, kështu që në të ardhmen e afërt shpresohet se atyre do t’ju besohen ndeshje edhe më të mëdha. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark