×
  • Showbiz
  • Show

    “Off to Spain” – Blero niset në pushim me të dashurën/FOTO

    Insajderi
    25 December 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur kosovar, Blero është një personazh shumë i njohur dhe i dashur për publikun.

    Ai ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova, përvojë të cilën e la në gjysmë, pasi me vet-dëshirë u largua nga shtëpia me e famshme në Kosovë.

    E pas daljes nga shtëpia e BBVK, Blero menjëherë ka udhëtuar për Gjermani tek e dashura e tij, për të cilën sa ishte brenda shtëpisë kishte treguar shumë dashuri.

    Tani kur kanë kaluar disa ditë qëndrimi me të në Gjermani, Blero ka vendosur ta ‘shpërblej’ me një udhëtim të bukur të dashurën e ti.

    Spanja do të jetë destinacioni i radhës që Blero ka vendosur ta vizitojë me të dashurën.

    Këngëtari këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark